Shpallet tender për çarter fluturime për kthimin e qytetarëve të vendit nga Malta dhe Kroaci - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Shpallet tender për çarter fluturime për kthimin e qytetarëve të vendit nga Malta dhe Kroaci

Qeveria sot shpalli thirrje publike për organizimin e transportit ajror për shtetasit e vendit, të cilët qëndrojnë aktualisht jashtë vendit për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut nga Malta dhe Kroacia. Thirrja është e hapur deri në ora 22, ndërsa fluturimet duhet të organizohen jo më vonë se deri të premten pasdite.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot (25 mars 2020) shpalli një thirrje publike për organizimin e transportit ajror për transportimin e shtetasve të vendit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një liste të marrë paraprakisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të paraqitur, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përkohshëm jashtë vendit. Për destinacione për çarter fluturime janë vërtetuar Maltë – Shkup (148 udhëtarë) dhe Zagreb – Shkup (226 udhëtarë). Afati i fundit për organizimin e fluturimeve duhet të jetë deri më 27 mars të vitit 2020 (e premte) deri në orën 12:00, informoi presh-shërbimi qeveritar.

Të drejtë pjesëmarrje ka secila kompani ajrore ose agjenci turistike që do ta organizojë fluturime çarter nga qytetet evropiane deri në vend. Kriteri për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm është çmimi më i ulët. Sekretariati i Përgjithshëm do të lidhë një kontratë dhe do të paguajë ofertën e zgjedhur më të favorshme në bazë të kritereve të përzgjedhjes,qëndron në kumtesën e Qeverisë.

Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, të verifikuara, të nënshkruar nga një person përgjegjës dhe në formë të skanuar në adresën e mëposhtme të emailit: gs@gs.gov.mk. Thirrja publike do të zgjasë 12 orë nga momenti i shpalljes së saj në faqen e internetit të Qeverisë, përkatësisht ofertat duhet të dorëzohen jo më vonë se në ora 22:00. Ofertat që nuk do të dorëzohen brenda afatit nuk do të merren në konsideratë.

Personat që paraqiten në thirrje gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë një marrëveshje midis tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën garantohet se ata do të paguajnë shumën e caktuar në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të plotësojnë një Deklaratë se pajtohen pas arritjes në vend të akomodohen në objektet shtetërore për karantinë për një periudhë prej 14 ditor. Personat do të merren nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, me transport të organizuar deri te vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore. Udhëtarët që do udhëtojnë kanë afat prej 15 ditëve nga data e arritjes për të paguar shumën e biletave sipas kontratës”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Kthimin e parave duhet ta kryejnë në formularë PP-50 ku duhet t’i shënojnë të dhënat e mëposhtme:

Emri i marrësit:

Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llogari transaksione 100 1000000063095

Llogaria e përdoruesit 630010001963019

Llogaria e të ardhurave 725939 00

Qëllim i dërgesës: Kthimi në llogarinë 040010007863713, llogaria e shpenzimeve 420220 nënprogrami 10.

Marrëveshja midis udhëtarëve dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën garantojnë se do të paguajnë shumën e përcaktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e, ka cilësinë e një dokumenti ekzekutiv dhe mund të jetë subjekt i zbatimit në rast të mosplotësimit të detyrimit nga pala kontraktuese.

Për informacione shtesë ofertuesit mund të drejtohen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i përgjithshëm, në telefonin 02/3118-022. mb/

Related posts

Maqedonia e Veriut në të njëjtën tryezë me vendet anëtare të NATO-s në Samitin e Londrës

Televizioni Koha

Zaev nga Strumica: Me LSDM-në e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt

Televizioni Koha

Zaev – Timermans: Arritjet e vendit të respektohen me vendim për fillim të bisedimeve

Televizioni Koha

Leave a Comment