16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpallet thirrje publike për furnizim intervent të maskave mbrojtëse

Qeveria sot shpalli thirrje publike për furnizim intervent të maskave mbrojtëse me qëllim të parandalimit të pasojave nga koronavirusi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Thirrja publike do të zgjasë 24 orë nga momenti i shpalljes së saj në ueb faqen e Qeverisë, gjegjësisht ofertat duhet të dorëzohen më së voni deri më 26 mars të vitit 2020 deri në orën 15:30 minuta.

Thirrja konfirmon se masat duhet të përpunohen nga materiali i përshtatshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse të ofruesit ose nga materiali i përshtatshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse të siguruar nga Qeveria.

Të drejtë pjesëmarrjeje në thirrjen publike kanë të gjithë prodhuesit vendorë të cilët i plotësojnë kushtet nga kjo thirrje.

Operatorët ekonomikë që do të paraqiten në këtë thirrje duhet t’i plotësojnë këto kushte:

-Dërgesë të të paktën 200 maskave në ditë;

-Maskat duhet të jenë për më shumë përdorime dhe duhet të lahen;

-Dërgesa të kryhet në periudhën e kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në lokacione të ndryshme në Shkup;

-Çmimi për një maskë të kushtojë maksimum 40 denarë për tatimi i vlerës së shtuar për maskat e përpunuara nga materiali për përpunim në pronësi të operatorit ekonomik;

-Çmimi për një maskë të kushtojë maksimum 25 denarë për tatimi i vlerës së shtuar për maskat e përpunuara nga materiali i siguruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë;

-Për materialin nga i cili do të përpunohen maskat mbrojtëse është e nevojshme të posedohet certifikatë përkatëse për cilësi e dhënë nga ana e laboratorit të autorizuar;

Ofertat nga kjo thirrje të dorëzohen në zarf të mbyllur, përmes postës ose personalisht deri tek arkivi i organit dakordues në këtë adresë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Sekretariati i përgjithshëm, bul. “Ilinden” nr 2, 1000 Shkup. Thirrja publike do të zgjasë 24 orë nga momenti i shpalljes së saj në ueb faqen e Qeverisë, gjegjësisht ofertat duhet të dorëzohen deri më 26.03.2020 deri në orën 15:30 minuta. Ofertat të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.

Komisioni i përbërë nga tre anëtarë nga radhët e Sekretarit të Përgjithshëm do të bëjnë vlerësim të aftësisë së ofruesve në pajtim me kushtet e kërkuara në thirrje dhe do të propozojnë përzgjedhje deri tek Personi përgjegjës. Operatori ekonomik i cili do të dorëzojë ofertë dhe do të nënshkruajë marrëveshje, nëse nuk e plotëson lëndën e furnizimit sipas cilësisë dhe sasisë do të marrë referencë negative për pjesëmarrje në furnizimet publike.

Për informacione shtesë ofruesit mund të drejtohen deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut – Sekretariati i Përgjithshëm në numrin e telefonit 02/3118-022. fb/

Të fundit