24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpenzimet e jetesës në tetor janë rritur për 19.8%!

Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%, qumështit për 5.9 %, djathi dhe gjizë për 5.7%, mishi për 3.6%, produktet ushqimore që nuk përmenden diku tjetër për 3.2%, peshku dhe ushqimet e detit për 2.8%, bukë dhe drithëra për 1.8%, kafe, çaj, kakao për 1.4%, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira për 1.1%, verë për 0.9%, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh për 0.5%, birra për 0.4% dhe pije alkoolike për 0.3%.

Të fundit