20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpërndahet e-mail i rrejshëm në emër të Ministrisë së Shëndetësisë | FOTO

Ministria e Shëndetësisë informon se një E-mail mesazh po shpërndahet në mesin e qytetarëve me përmbajtje të pavërteta e që po dërgohet nga një adresë e rreme që i ngjan asaj të Ministrisë së Shëndetësisë.

“ Departamenti për Krimi Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale pranë Ministrisë së Brendshme është njoftuar dhe tashmë po vepron në lidhje me këtë rast.Adresa zyrtare e postës elektronike të Ministrisë përkatëse është: [email protected]. ”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien preh e këtij manipulimi.

“ Përhapja e lajmeve të rremë, veçanërisht në këto kohë krize, është i rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe në dëm të shoqërisë në tërësi ”, përfundojnë nga MSh-ja.

Të fundit