29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shpëtimtari përshkruan tmerrin në Greqi: Kemi nxjerrë vetëm të vdekur, trupat ishin në fusha, kryesisht studentë

Një tren pasagjerësh në linjën Athinë – Selanik doli nga shinat përballë tunelit të Tempit, pas një përplasje të rëndë me një tren tregtar në linjën Selanik – Larisa. Të paktën 32 persona humbën jetën dhe mbi 60 prej tyre u plagosën. Një nga shpëtimtarët që mbërriti menjëherë në vendngjarje përshkroi fatkeqësinë që gjeti.

“Ne dërguam 20 vullnetarë të Kryqit të Kuq nga departamentet e Larisës, Katerinës dhe Elasonës në vendin e ngjarjes. Ai nuk mundi të afrohej me tre vagonët e parë sepse kishte rënë zjarr. Mbërritëm në orën 1:30 të mëngjesit”, tha shpëtimtari Nikos për mediat lokale.

Siç e përshkruan ai, ka gjetur një numër të madh viktimash në vend, transmeton Prototema.

“Situata ishte tragjike sepse kishte shumë të vdekur, nga 1 në mëngjes e tutje vetëm të vdekurit i nxirrnim. Në ara gjetëm katër deri në pesë njerëz që nuk ishin gjallë, dhe në vagona – kryesisht në tre të parët – nuk kishte asnjë të gjallë. Të plagosurit kanë dalë në orën e parë deri në një orë e gjysmë prej andej dhe më pas kemi nxjerrë vetëm të vdekurit”.

Shpëtimtari tha se shumica e viktimave ishin studentë.

“Në shumicën e vagonëve kishte të rinj, 80 për qind ishin të rinj, deri në 30 vjeç.

Të fundit