19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqipëria dërgon mjekë në Itali, Rama: Ne po luftojmë me të njëjtin armik

Që nga nisja e luftës ndaj koronavirusit, autoritetet shëndetësore shqiptare kanë bërë thirrje për ndihmë për mjekë dhe infermierë të dalë në pension apo studentë të rinj që t’i bashkohen ekipit për t’u shërbyer pacientëve që po vuajnë këtë sëmundje në spitale.

Por Kryeministri Rama pas një telefonate me homologun e tij italian, Luigi di Maio ka vendosur të dërgojë 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar shtetin fqinj ndaj COVID-19.

Edi Rama: Edhe andej është shtëpia jonë tani më që kur Italia motrat dhe vëllezërit italianë na shpëtuan dhe na mikpritën dhe adoptuan në shtëpinë e tyre kur Shqipëria digjej nga dhimbje të papërshkrueshme. Ne po luftojmë me të njëjtin armik të padukshëm dhe njerëzit e mirë të luftë tonë nuk janë pa kufi, por sot nuk mund ti mbajmë forcat rezervë në pritje që të hyjnë në luftë këtu, teksa në Itali po kurohen në spitalet e luftës edhe shqiptarë të plagosur nga armiku kanë nevojë për ndihmë. Është e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre dhe vende shumë të pasura i kanë kthyer kurrizin të tjerëve por mbase pse nuk jemi të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma ne nuk mund t’ja lejojmë vetes të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi. Kjo është një luftë ku askush nuk fiton dot i vetëm. Ju të dashur anëtarë të këtij misioni kurajoz për jetën po niseni për një luftë që është edhe e jona. Sot ne jemi të gjithë italiane dhe Italia do të fitojë luftën edhe për ne edhe për gjithë Evropën dhe botën.

Ekipi shëndetësor shqiptar do të pritet nga vetëm kryediplomati italian në aeroportin e Romës për t’u transportuar më pas në Bergamo, në qytetin më të prekur nga koronavirusi.

Bluzat e bardha do të qëndrojnë një muaj në Itali dhe do të paguhen nga shteti shqiptar, 3000 euro për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

Ndihma e Shqipërisë ndaj Italisë fqinje do t’i kushtojë shtetit shqiptar 11 mln lekë, cili do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit 2020.

Pavarësisht solidarizimit të popullit shqiptar më atë italian, dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve vjen në një moment kur autoritetet ngrenë alarmin se nëse do të kemi një shtim të numrit nuk do të mund të përballohet nga bluzat e bardha.

/Ora News.tv/

Të fundit