29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të iu duhen mbi 20 vjet për t’u anëtarësuar në BE

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sot zyrtarisht u hapën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por cili do të jetë rrugëtimi i këtyre dy shteteve drejt kësaj aspirate?

Duke e konsideruar si hap të rëndësishëm edhe për Bashkimin Evorpian e po ashtu edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, analisti Dritëro Arifi për portalin rtv21.tv tha se në një farë mënyre politika e zhvillimit të Bashkimit Evropian po ndryshon pozitivisht karshi Ballkanit Perëndimor por edhe vendet e Ballkanit perëndimor

“Këtë rast të dyja vendeve do të rritet përgjegjësia, llogaridhënia, sepse anëtarësimi në BE sepse vetëm hapja e negociatave është hapi i parë mund të ketë shumë vite, shikoni nuk ka vite të specifikuara për sa mund të anëtarësohet, Mali i Zi i ka hapur që 10 vite, Serbia që 8 vite dhe ende s’janë askund, pra nuk lidhet me vite, varësisht nga reforma që zbatohen por duke njohur mentalitetin e vendeve të Ballkanit

Perëndimor mund të zgjatë deri në 20 vjet apo më shumë kjo krejt varet se sa janë serioz subjektet politike me i zbatu reformat për të cilat Bashkimi Evropian i kërkon”, tha ai.

Ndërsa edhe politologu tjetër, Dorajet Imeri për portalin rtv21.tv tha se procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian një vendi kandidat varet nga angazhimi që tregon vendi aspirues në plotësimin e kërkesave dhe standardeve të dalura nga kapitujt e veçantë të anëtarësimit për Bashkimin Evropian.

“Sigurisht që secili vend i ka specifikat e veta çofshin ato të karakterit politik teknik apo ligjor e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë probleme të karakterit politik në raportet e marrëdhënieve ndërkombëtare që ato kanë me vendet fqinje ose me vendet e tjera dhe kjo është pozitive he prandaj konsideroj që është edhe më e lehtë në këtë aspekt, prandaj çfarë mbetet sfidë për to siç u deklarua edhe sot janë shteti ligjor, zhvillimi ekonomik krijimi i vendet që promovon liritë dhe të drejtat e njeriut, çështjet pronësore e kështu më radhë.”, deklaroi ai.

Procesi i këtyre dy vendeve ishte bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. E Shqipëria ishte futur në një pako me Shkupin zyrtar.

Ngërçi me Bullgarinë u zgjidh të shtunën, kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që tejkalon mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve për gjuhën dhe historinë.

Maqedonia e Veriut ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE nga viti 2005, kurse Shqipëria nga viti 2014./21Media

Të fundit