25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, faktori vendimtar për integrimin e vendit në BE

SHkruan Vebi Bexheti
Ashtu si zakonisht, kur në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut debatohet për çështje të nxehta politike, raportet mes partive të pushtetit dhe atyre të opozitës, sa vijnë e acarohen. Kësaj radhe, kur po debatohej për dokumentin e marrëveshjes së Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të propzuar nga Presidenti Makron, meqë Franca për momentin udhëheq me BE-në, VMRO- DPMNE- ja opozitare, bashkë me LEVIC-ën, shigjetat e kritikës, përveç LSDM-së i drejtuan edhe kundër partive shqiptare, qofshin ato të opozitës, apo të koalicionit qeveritar.
Paritisë më të madhe opozitare, që deri vonë nuk deklarohej haptas kundër BE-së, tani më i ra maska. Ajo bashkë partnerët e koalicionit, ku bën pjesë edhe partia e Apasievit, më e zëshmja kundër të drejtave të shqiptarëve, dhe integrimeve evropiane, në Parlamentin e RMV, në vend të debatit, zgjodhën rolin e zhurmuesve përmes vuvuzelave, me pankartat antiperëndimore për të “mbrojtur”gjuhën dhe identitetin maqedonas nga “asimilimi” bullgar.
Sidoqoftë, kësaj radhe nuk do ndalemi në raportet mes dy partive më të mëdha maqedonase, e as me interesat partiake, garën për pushtet dhe patriotizmin e tradhëtinë e tyre, ashtu siç nuk do merremi edhe në fërkimet politike të partive shqiptare, por me shqiptarët në përgjithësi dhe veprimin e tyre politik, në raport me ato maqedonase, me theks të veçantë te ato opozitare. Pesha politike shqiptare në këta momente, kur Maqedonia e Veriut duhej të zgjidhte njërin nga dy rrugët, ate që çon kah perëndimi dhe tjetrën, që e synon Rusinë dhe përkrahësit e saj, ishte vendimtare, ashtu si edhe më parë, që nga Marrëveshja e Ohrit e deri te ajo e Prespës.
Gjatë debatit (nëse mund ta konsiderojmë si të tillë) në Parlament, për kornizën e dokumentit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarisë, shumë deputet të bllokut opozitarë maqedonas shigjetat kundër qeverisë, udhëhequr nga LSDM dhe BDI, i drejtuan edhe kundër partive opozitare shqiptare, madje duke i akuzuar ato për “futje thike pas shpine”. Me partinë e Mickovskit dhe të Apasievit, së paku partitë opzitare shqiptare, e veçmas ajo e ALEANCËS, qenka dashur të solidarizohen me to, për ta mbrojtur kauzën kombëtare maqedonase, e jo të radhiten përkrah qeverisë dhe forcave politike qeverisëse, që e paskan përqafuar asimilimin dhe bullgarizimin e maqedonasve.
Paritë politike shqiptare, pavarësisht pozicionit të veprimit politik, ashtu si edhe në raste tjera, kur duhej përkrahur opcioni veri- atlantik i shtetit, si e vetmja perspektivë, që garanton një ardhmëri për të gjithë, edhe në këtë rast e dëshmuan këmbëngulësinë se nuk mund t’i ndalë asnjë forcë politike në rrugëtimin drejt ardhmërisë së sigurtë ekonomike e gjeo-strategjike. Dihet mirëfilli se shiptarët e të gjitha hapësirave ku jetojnë, janë kombi me afër qind për qind orientim properëndimor. Këtë realitet e di edhe Mickovski, e dinte edhe parardhësi i tij, azilanti Gruevski, e di edhe Apasievi, dhe të gjithë liderët tjerë maqedonas. Shqiptarët edhe këtë herë treguan pjekuri plitike duke u orientuar drejt ardhmërisë dhe interesit të shtetit të cilit i përkasin.
Mickovski mendon se ka të drejtë ta kundështojë planin e Makronit, meqë sipas sondazheve, që i paraqet ai, mbi 70 për qind të maqedonasve etnikë qenkan kundër këtij dokumenti, që duhej të kalonte në Kuvend, ndërsa nuk do të dijë për vullnetin properëndimor të shqiptarëve, që në përqindje janë shumë më shumë se antiperëndimorët, dhe evroskeptikët maqedonas, që sytë i kanë kah Rusia. Të akuzosh shqiptarët se nuk u solidarizuan me maqedonasit, në orientimin e tyre, që botërisht dihet se është antishqiptar, është verbëri politike, naivitet, ose shtirje kinse partitë maqedonase, qofshin si opozitare ose në qeverisje nuk njohin padrejtësi në dëm të shqiptarëve, madje shpeshherë duke vlerësuar se ato gëzojnë të drejta shumë më të mëdha se sa u takojnë.
Padrejtësitë, burgosjet, vrasjet mbylljen e shkollave, ndalimin e gjuhës, mohimin e të drejtës për punësim dhe shumë të këqija tjera, që ishin veprime antishqiptare e politkës maqedonase, që qër për fat të keq disa të drejta shkilen edhe sot, në kohën kur opzita maqedonase kërkon solidarizim nga shqiptarët, si shpagim për gjoja ndihmën e tyre që paskan dhënë në miratimin e ligjeve në interes të shqiptarëve, siç është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, në kuadër të cilit gjuha shqipe mbeti në nivelin e 20 përqindshit, Ligji për pëdorimin të kufizuar të Flamurit që ende e konsiderojnë simbol të një shteti të huaj, për të cilin u derdh gjak e u burgosën shumë shqiptarë dhe Ligji për shkollimin e lartë të shqiptarëve, e drejtë që gjithashtu u fitua me gjak.
Këto ishin disa nga shumë argumentet tjera pse deputetet e Mickovskit dhe satelitit të tij, Apasievit nuk kishin të drejtë të kërkojë përkrahje nga shqiptarët, aq më pak për akuzën e “thikës pas shpine”, mbase dihet botërisht se kush kujt i ka borxh në këtë shtet.

Të fundit