25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shqiptarja emërohet zëvendëspresidente e parlamentit evropian

Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur Zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian për Partitë Popullore. Ajo e ka bërë të ditur lajmin edhe përmes rrjeteve të saj sociale, ku deklaron se do të jetë një prej raportueve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin. Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh. Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi 17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian. Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Të fundit