Lajmi i Ditës Maqedoni

Shqyrtohen mundësitë për rritjen e efikasitetit të komunës në aspektin fiskal dhe planifikimi i projekteve

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot drejtorin ekzekutiv të financave publike të USAID për Maqedoni, John Yates, me të cilin shqyrtuan mundësitë për rritjen e efikasitetit të komunës në aspektin fiskal dhe planifikimin e projekteve.

Në takimin ku morën pjesë edhe shefi I kabinetit Valbon Limani dhe përgjegjësi I ZHEL-it, Besim Dogani, kryetari Taravari e njoftoi drejtorin Yates me sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Gostivarit në fushën e vjeljes së taksave komunale, ekzekutimin e buxhetit dhe implementimin e projekteve.

“Prej kur e kam pranuar detyrën e kryetarit të komunës së Gostivarit, shënojmë rritje në vjeljen e taksave komunale në nivel prej 15%, ekzekutimi i buxhetit krahasuar me planifikimin arrin në lartësi prej rreth 95%, si dhe kemi realizuar projekte të shumta kapitale kryesisht me mjete vetjake por edhe si donacione nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet mike të shtetit tonë”, theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i komunës së Gostivarit, potencoi nevojën për decentralizim të mirëfilltë fiskal me çka do të rriten mundësitë e njësive të vetëqeverisjes lokale për efikasitet më të madh në planifikimin e buxhetit dhe investimet kapitale, sidomos duke pasur parasysh se komunat janë institucionet të cilat më së miri janë të njoftuara me nevojat reale të qytetarëve të saj.

Drejtori John Yates u ndal në bashkëpunimin e mundshëm për aplikim të përbashkët në thirrjen publike të USAID-it, me ç’rast njoftoi kryetarin dhe bashkëpunëtorët e tij për katër komponentët e asistencës teknike që ofrohen përmes kësaj thirrjeje me vlerë prej 5 deri më 7 milion dollarë amerikanë.

Ai e vuri theksin në rritjen e nivelit të vjeljes së taksave komunale, përmirësimin e planifikimit të projekteve, rritjen e buxhetit të komunës dhe nevojën për decentralizim fiskal.

Shërbimi për informim

Related posts

Filipçe: Kombinimi nga klorkinina dhe azitromicina vihet që nesër edhe për pacientët në vend

Televizioni Koha

Hoteli “Molika” në Pelister prej sot një karantinë shtetërore për 90 persona kurse prej nesër “Popova shapka” dhe “Slavia” në Kodrën e Diellit

Televizioni Koha

Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marë ingerencat Teuta Arifit

Televizioni Koha

Leave a Comment