26/05/2022
21.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – COVID19 informon;

Deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID19 është 2282. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1527 persona kurse 102 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 613.
Sipas komunave, numri i përgjithshëm të diagnostikuarëve me covid19, që nga fillimi i pandemisë deri më sot, është:
-Komuna e Tetovës 1540
-Komuna e Bogovinës 178
-Komuna e Tearcës 180
-Komuna e Bërvenicës 144
-Komuna e Jegunovcës 138
-dhe Komuna е Zhelinës 98.
Si pasojë e rritjes së numrit të personve të infektuar me covid19, në qendrën Klinike në Tetovë, respektivisht në repartin infektiv është rritur numri i personave që marrin përkujdesjen e nevojshme shënbdetësore. Edhe përkundër rritjes së numrit dhe gjendjes serioze, kapacitetet shëndetësore të qendrës klinike në Tetovë janë të qëndrueshme dhe po përballojnë me sukses situatën.
Apelojmë tek mjekët amë të jenë në kontakt permanent me pacientët e tyre, që të evidentohen dhe udhëzohen vetëm rastet që kanë nevojë për hospiotalizim, kurse personatz tjerë me simptomatologji të lehtë dhe të mesme të marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor në shëpi nën përkujdesjen dhe kontaktin e vazhdueshëm të mjekut amë. Në këtë mënyrë do të evitohet ngarkesa e panevojshme e sistemit shëndetësor si dhe kuadrove mjekësore.
Sektori për punë të brendshme në Tetovë informoi se gjatë javës së kaluar janë shqiptuar gjithsej 640 dënime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve. Me vendim për izolim nga Inspektorati sanitar shtetëror në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth janë 745 persona.
Në çerdhet e kopshit për fëmijë “Rinia” në Tetovë procesin edukativ për momentin e ndjekin gjithsej 312 fëmijë, kurse 3 edukatorë janë pozitiv ndaj covid19 dhe gjenden në izolim shtëpiak. Në shkollat fillore 11 mësimdhënës dhe 5 nxënës kanë rezultuar pozitiv, dhe si pasojë 5 grupe klasore gjenden në izolim.
Në shkollat e mesme të komunës së Tetovës, ku mësimi po zhvillohet nga distanca 12 mësimdhënës janë diagnostikuar pozitiv me covid19.
Pas vendimit të një jave më parë, me të cilin të gjithë mësimdhënësit obligohen që procesin e mësimdhëniues nga distanca ta bëjnë nga shtëpia e jo nga objektet shkollore, Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës solli vendim që mësimdhënësit e shkollave fillore të ciklit të lartë dhe procesin mësimor online nga shtëpitë e tyre ta zhvillojnë në orarin e paradites.
Fatkeqësisht, gjendemi në majën e valës vjeshtore të covid19. Ku kemi rritje të madhe të numrit të të infektuarve, dhe kjo dëshmohet nga numri i lartë i shifrave ditore të rasteve të reja por edhe të personave që për fat të keq po humbin betejën me këtë virus. Është shumë e rëndësishme që në periudhën që vjen, të së[shmojmë përgjegjësi dhe ndërgjegje të lartë qytetare.
Sfida nëpër të cilën po kalojmë, kërkon nga ne të jemi sa më të disiplinuar, duke qenë të vetëdijshëm se kjo nuk është e vetmja krizë globale shëndetësore me të cilën përballet bota dhe ne.
Masat e reja mbrojtëse që vijnë nga autoritetet kompetente dhe të cilat të gjithë pa përjashtim duhet t’i respektojmë, shpesh herë shihen me sy kritik dhe skeptik nga një numër jo i vogël i qytetarëve, por për momentin ato janë arma jonë më e mirë dhe e vetme për ta luftuar pandeminë e #covid19. Higjiena personale, distanca fizike dhe mbajtja e maskës janë mënyra e vetme për të mbrojtur veten, të afërmit tanë, si dhe personelin mjekësor i cili gjendet në vijën e parë të frontit.
Në këtë periudhë është kritike që të ndalojmë grumbullimet e panevojshme në shtëpi dhe në vende publike, dhe kështu në mënyrë të drejtpëdrejtë do të zvogëlojmë edhe shpërndarjen e virusit.
E kuptojmë nevojën e të rinjvë që të shoqërohen me njëri tjetrin, njeriu është qenie sociale, por në këtë fazë të pandemisë, kontaktet fizike dhe interaksioni me të tjerët nënkupton shpërndarje të shpejtë të virusit, që do të kontribojë në ngarkesë plotësuese të sistemit dhe stafit shëndetësor.
Gjëja më e rëndësishme në këto momente është shëndeti ynë, nëse mbrohemi, do të mbrojmë edhe të tjerët rreth nesh me shëndet më të brishtë.
Gjeni një burim të verifikuar informacioni dhe ndiqni ato lajme, shpërndarja e lajmeve të rejshme dhe paniku i panevojshëm vetëm se e vështirësojnë gjendjen në luftën kundër pandemisë.
Të mbrojmë dhe ta ruajmë shëndetin dhe maturinë tonë në mënyrë që sakrificat që po bëjmë sot, të jenë një parakusht për një të ardhme më të sigurtë në mesin e prindërve, miqve dhe të afërmive tanë.

Të fundit