Lajmi i Ditës Maqedoni

Shtabi i Krizës së Mavrovës dhe Rostushës në takim me imamët e xhamive në këtë komunë

Shtabi i Krizës për menaxhim me virusin korona pranë Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, me të cilin udhëheq kryetari Medat Kurtovski, dje vonë pasdite kishte takim pune me imamët e xhamive në vendbanimet e kësaj komune.

Në takim sipas Kurtovskit, janë shkëmbyer mendime rreth gjendjes së përgjithshme si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, për rëndësinë e respektimit të masave dhe rekomandimeve të cilat janë sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe qëndrimi i Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame për të njëjtat.

Shtoi se nga ana e imamëve ishte potencuar rëndësia e muajit të shenjtë të Ramazanit për myslimanët, për obligimet dhe traditat të cilat dalin nga ky muaj i rëndësishëm për të gjithë myslimanët.

Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 24 prill.

Këto ditë BFI-ja përmes një kumtese publikoi se gjatë muajit të agjërimit, çdo ditë në xhamitë do të jenë i pranishëm imami, myezini, kryetari i bordit të xhamisë ose një nga anëtarët e bordit, me qëllim që të jenë në lidhje të vazhdueshme me besimtarët, të cilët lutjen do ta bëjnë në shtëpitë e tyre.

Njëherësh, në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, edhe pse është komunë fqinje e Dibrës e cila ishte vatra e parë e virusit korona në vendin tonë, për fat të mirë nuk ka as të infektuar, e as raste të dyshimta. Për momentin në vetizolim janë vetëm tre persona, të cilët paraprakisht ishin në karantinë shtetërore pasi erdhën nga Gjermania. fc/

Related posts

Rritet drastikisht numri i të infektuarve në Maqedoni, 107 raste të reja

Televizioni Koha

Zaev në AP të KB-së. Më në fund e kompletuam kartën tonë personale në Organizatën botërore

Televizioni Koha

Dy fëmijë sulmohen dhe kafshohen nga qentë endacak

Televizioni Koha

Leave a Comment