19/03/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtatë projekte kapitale pritet të fillojnë këtë vit në Tetovë

Shtatë projekte kapitale në infrastrukturën e komunës  së Tetovës janë paraparë për këtë vit. Dy projekte prej tyre janë komplet të reja. Bëhet fjalë për vazhdimin e bulevardit V.S.Bato në drejtim të fshatit Poroj dhe qarkoren që duhet të ndërtohet nga fshati Lisec e deri tek uikend shtëpizat në Kodrën e Diellit. Ndërkaq, pesë projekte tjera për infrastrukturën  e qytetit janë rikostruim të disa rrugëve dhe vazhdimit të bulevardit Bllagoja Toska.Vazhdimi I bulevardit V.S.Bato, për të cilin projekt janë ndarë 67 milion denarë, nga Sektori për Tokë Ndërtimore shpresojnë se këtë vit do të mund të fillohet me depërtimin e të njejtit.

Ndërkohë, projekt tjetër i rëndësishëm është edhe vazhdimi i bulevardit Bllagoja Toska.Nga komuna e Tetovës thonë se faza e parë është në përfundim e sipër kurse faza e dytë do të fillojë nga shkolla tekstile e deri tek kryqëzimi me rrugën e Ilindenit.

Viteve të kaluara në Kodrën e Diellit ka patur shumë kaos në komunikacion.Pjesa më kritike është mbi fshatin Lisec e deri në Kodrën  e Diellit, pasi që ka vetëm një rrugë.Këtë vit,komuna e Tetovës planifikon të hap rrugë të re, në formë të qarkores që pritet të zbusë kaosin që shkaktohet.

Në ndërkohë, brenda në qytet pritet që të asfaltohen dy rrugë edhe atë rruga nga Xhamia e Pashës e deri tek shkolla Tekstile duke vazhduar deri në bulevardin Bllagoja Toska si dhe rruga nga ish shtëpia e armatës e deri tek stacioni i autobusëve.Për programën zhvillimore të komunës së Tetovës që është miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, janë ndarë 2 milion e 400 mijë euro.TV KOHA

 

Të fundit