29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtetasi i Maqedonisë vritet në Bullgari, raportojnë mediumet bullgare

Mediumet bullgare raportojnë se në vendin Bregu i Diellit në Bullgari është vrarë një shtetas i Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Duke u bazuar në burime brenda policisë, mediumet bullgare shkruajnë se i njëjti është therur me një objekt të mprehtë.

Të enjten rreth orës 11:00, zyra rajonale e Nesebar ka marrë një mesazh se një trup i një mashkulli me lëndime të dukshme në kokë është gjetur në një zonë pyjore pranë restorantit Bacvata në Brehun e Diellit – Perëndim.

Pas kontrollit policor është konstatuar se trupi i pajetë është i një shtetasi të Maqedonisë, 49-vjeçar. Më 24 janar ai ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Deve Bair-Gjushevë. Sipas policisë, dyshimet e para janë se autori i vrasjes është një 14-vjeçar nga Nesebar, për të cilin edhe është lëshuar fletarrestim.

Të fundit