15/08/2022
22.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shteti i gatshëm për përballje me valë të mundshme të emigrantëve

Shteti ka vendosur sistem për përgjigje të përballjes me valën e mundshme të emigrantëve dhe të gjithë institucionet kompetente i aktivizojnë planet e tyre operative, ka konstatuar Komiteti menaxhues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit me kriza, ndërsa nga Qeveria kanë thënë se me vëmendje e ndjek situatën dhe janë në komunikim të përhershëm me partnerët e vendeve nga NATO dhe BE.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur sistem nga kriza e mëparshme e refugjatëve dhe ai sistem është i gatshëm dhe funksional të përgjigjet në sfidat me të cilat do të përballen si vend transitor. Në vitin 2019 është vazhduar gjendja e krizës në kufirin jugor, ndërsa konform këtij vendimi, të gjitha institucionet të cilat kanë për detyrim në kushte të presionit të shtuar në kufijtë tanë, e forcojnë praninë dhe angazhimin e tyre, kanë thënë nga Qeveria.

Nga Qeveria kanë thënë se numri i personave të policisë dhe ushtrisë të vendosur në kufirin jugor është rritur dhe planet operative për angazhim shtesë janë konfirmuar në rast të rritjes së mëtejshme të numrit të emigrantëve.

“Tani për tani nuk ka pritshmëri se mund të vjen deri te një situatë e rritjes së valës së emigrantëve, por nëse vjen deri te hapja e rutës dhe rritjes së numrit të refugjatëve ata vetë mund të transitojnë ose të jenë me qëndrim të përkohshëm deri 72 orë”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski.

“E dini cili është qëndrimi i politikës së Qeverisë lidhur me emigrantët, ne jemi vend transitor, kemi dy Qendra transitore, Vinojug dhe Tabanoc dhe nëse vjen deri te hapja e rutës ose rritja e fluksit të refugjatëve nëpër RMV mund vetëm të transitojnë ose të vendoset qëndrim i përkohshëm deri 72 orë”, shton Spasovski.

Tha se presim që marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë do të vazhdojë edhe më tej të funksionojë dhe të realizohet edhe bashkërisht do të kemi mundësinë mirë ta zbatojmë tërë këtë situatë të krizës.

“Sistemi funksionon, MPB, ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Armata e shtetit, të gjithë bashkë jemi të orientuar maksimalisht në përballjen me rritjen eventuale të emigrantëve edhe pse deri tani vlerësimet janë se nuk do të ketë situatë të tillë”, ka thënë tutje Sapsovski.

“Me seriozitet i ndjekim ngjarjet që po ndodhin në kufirin greko-turk. Kemi komunikime të drejtpërdrejta përmes ministrit të Punëve të Jashtme edhe me Turqinë edhe me Greqinë, ndërsa edhe me strukturat e NATO-s dhe të BE-së për shkak të koordinimit. Pritjet tona janë se liderët evropianë do të gjejnë zgjidhje për parandalim të valës së re eventuale të refugjatëve të cilët do të depërtojnë përmes Greqisë dhe Republikë së Maqedonisë së Veriut, madje drejt Perëndimit”, theksoi nga ana tjetër lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi në konferencën për shtyp në selinë e LSDM-së, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për përgatitjet e vendit për përballje me krizë të re të mundshme të emigrantëve.

Ai potencoi se vendi është i gatshëm plotësisht t’i ndjekë rekomandimet evropiane lidhur me këtë çështje.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) thonë se qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim, situata nuk ka ndryshuar dhe ekziston një numër standard i përpjekjeve për hyrje të paligjshme në vendin tonë.

Mijëra emigrantë janë në kufirin greko-turk, pas njoftimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se do të hapë kufirin dhe do t’u lejojë emigrantëve të hynë në Evropë. Dje në kufirin greko-turk në Evros janë regjistruar rreth 5.500 pengesa për hyrje në Greqi të emigrantëve të paligjshëm.

Pas kërkimit të ndihmës shtesë nga Greqia, Agjencia Evropiane e Rojës Bregdetare (FRONTEKS) ka vendosur përforcime. Niveli i alarmit në kufirin greko-turk është ngritur, ndërsa FRONTEKS-i e ka ngritur edhe nivelin e paralajmërimit për të gjitha kufijtë drejt Turqisë. Emigrantët e mbledhur në zonën neutrale në vendkalimin kufitar midis Greqisë dhe Turqisë, por në anën turke, dje e sulmuan policinë greke, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe shok bomba.MIA. fab/

Të fundit