29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shteti ndërmerr masa për likuiditet të Buxhetit, mbështetje për qytetarët dhe ekonominë

Për përballje me pasojat ekonomike nga koronavirusi, shteti do të kërkojë gjithsej 400 milionë euro hua nga eurobondi, të cilat duhet të ndihmojnë të përgatitet për skenarët më të këqij. Paraprakisht, Qeveria solli seri masash fillestare, për lehtësimin e goditjes së parë, me paralajmërim të masave shtesë, siç do të zhvillohet situata. Në mënyrë shtesë, dje LSDM-ja propozoi seri masash të cilat, siç tonë nga partia, duhet të ndihmojnë që të ruhet ekonomia dhe të sanohen dëmet që do t’i shkaktojë epidemia e koronavirusit.

Huaja do të jetë në kohëzgjatje të skadimit prej 12 muajve, ndërsa tërësisht do të paguhet me mjetet kur do të jepet eurobondi. Pritet vlera e shkallës së interesit të jetë shumë e volitshme, nën 2,75 për qind.

“Jemi të gatshëm për skenarë më të këqij. Qëllimi në këtë moment është që të sigurojmë likuiditet në Buxhet”, theksoi ministrja, duke shtuar se huaja deri tek eurobondi do të kërkohet të hënën.

Të hënën, në mënyrë shtesë, do të kërkohen edhe 87 milionë euro nga FMN-ja, si dhe 100 milionë euro nga Banka Botërore për politika të zhvilluara.

“Siguri të Buxhetit shtetëror dhe të skenarëve më të zymtë, si dhe të Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, likuiditet dhe injektim financiar në ekonomi, ndihmë të ndërmarrjeve dhe mbrojtje të çdo vendi të punës, janë qëllimet kyçe në këtë moment. Nuk guxon asnjë qytetar të mbetet pa të ardhura”, ka përmendur Angelovska.

Të gjithë funksionarët në muajin prill dhe maj do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë (deputetë, kryeministër, zëvendëskryeministra, ministra, udhëheqës të sektorëve, gjykatës dhe prokurorë), ndërsa kryetarët dhe anëtarët e Këshillave drejtues në pushtetin qendror, ekzekutiv dhe komunat të punojnë pa kompensim. Ky është vetëm një nga seti i masave që i propozon LSDM-ja, ndërsa i bëri të ditur lideri i kësaj partie, Zoran Zaev. Kjo masë, shton ai, nuk do të vlejë për mjekët dhe personelin mjekësor, policët, ushtarët dhe gjithë ata që janë aktivisht të përfshirë në ballafaqimin me koronavirusin.

Të gjitha kursimet e institucioneve publike dhe subjekteve mbi këtë bazë do të paguhen në të ashtuquajturën korona -fond i përpiluar në kuadër të Buxhetit shtetëror.

Propozon kompensim në para në vlerë prej 50 për qind nga neto paga mesatare për gjithë ata që kanë humbur vendet e punës për shkak të koronavirusit, nga një pagë minimale në prill dhe maj për të punësuarit në media, për sportistët dhe artistët. Sugjeron edhe parandalim të ligjit për përmbarimin deri në fund të qershorit si dhe anulimin e kredive për tre muaj (kësti i prillit të paguhet në qershor) në çka bankat janë pajtuar. Propozohet edhe pagesë shtesë për shtesën energjetike për shfrytëzuesit e mbrojtjes sociale si dhe 7.000 denarë për amvisëri për persona pa angazhim pune ose persona që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale. Për këto dy masa efekti i përgjithshëm fiskal për dy muaj (prill dhe maj) do të jetë 389 milionë denarë.

“Propozojmë dhe sigurojmë nga një pagë minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj nga shteti për çdo të punësuar në firmat private të goditura nga kriza. Firmat vetë do të paguajnë rrogat dhe kontributet dhe tatimin personal. Këtë masë do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha firmat që nuk do të japin dividendë dhe bonuse për menaxhmentin dhe të punësuarit deri në fund të vitit 2002 dhe jo tani, gjatë kohës së krizës të tërheqin dividendë dhe bonuse në bazë të fitimit nga viti 2019”, ka thënë Zaev.

“Ky propozim i masave nga LSDM është për qytetarët, punonjësit dhe firmat që për shkak të krizës së papritur janë gjetur para pasigurisë së ekzistencës së tyre. Më mirë është të gjithë të jemi solidarë, të përmbahemi dy muaj në pagë minimale se sa të lejojmë pësim të ekonomisë”, tha Zaev.

Ai ka porositur që bujqit të vazhdojnë me punë dhe të mbjellin fushat. Distribuesit, ka thënë ai, kanë repromateriale të mjaftueshme dhe mjete për mbrojtje, ndërsa kanë edhe karburante.

Në propozim masat e LSDM-së reagoi VMRO-DPMNE-ja, e cila mendon se në këtë mënyrë Qeveria u merr qytetarëve nga xhepi dhe se pagat e zvogëluara do të thonë dështim për familjet,

Seria e parë e masave për mbështetjen e likuiditetit të ekonomisë dhe për mbrojtjen e vendeve të punës, që e solli Qeveria, parasheh kredi pa interes për likuiditetin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, subvencione për kontribute, ulje të interesit dhe të dhëna parafiskale të formimit të fondit për mbështetjen e turizmit dhe ndalesë për eksportin e miellit.MIA. fb/

Të fundit