23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shteti në mes të karantinës 85-orëshe, përforcohen masat për Kumanovën, Tetovën dhe Prilepin

Shteti gjendet në mes të karantinës 85-orëshe dhe derisa autoritetet efektet nga masat e tilla kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit, i presin në fillim të majit, numri i të infektuarve në shtet gjatë 24 orëve të fundit u rrit për 53, duke arritur 1.170 të sëmurë.

Ndalesa dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes në territorin e shtetit do të zgjasë deri 21 prill (e martë) deri ora 05:00, ndërsa Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë Pashkëve.

Duke filluar nga 22 prilli i vitit 2020 (e mërkurë), vendoset masë për të ndaluar lëvizja e banorëve në komunat Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, pa mbajtjen e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse (maskë, shall, facoletë etj.), jashtë nga shtëpitë e tyre, në të gjitha vendet publike dhe hapësirat e llojit të hapur dhe të mbyllur si dhe ambiente të mbyllura, markete, dyqane apo të ngjashme.

Kjo është masa e parë e tillë për mbajtjen e detyrueshme të veshjeve mbrojtëse të miratuar nga Qeveria. Kjo është pjesë e shumicës së vendimeve, masave dhe rekomandimeve nga seanca e sotme e 44-të e që kanë të bëjnë me Kumanovën, Tetovën dhe Prilepin dhe të cilat rrjedhin nga takimi i 30-të i Shtabit koordinues i krizës për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit Kovid-19.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatisë dhe të paraqesë për seancën e ardhshme dekret me fuqi ligji që do të rregullojë juridikisht këtë çështje, mënyrën e zbatimit, përdorimit, pajisjet e nevojshme mbrojtëse si dhe për të rregulluar çështjen e shumës minimale të detyrueshme (rezervës) që duhet të kenë prodhuesit e maskave për nevojat e institucioneve shtetërore.

Është marrë edhe vendim, me të cilin prej ditës së martë ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve, respektivisht ndalesë për hyrje dhe dalje në dhe nga rajoni i Komunës së Tetovës dhe të gjitha komunave në afërsi.

Të gjitha masat parandaluese, sipas ministrit Filipçe, të cilat deri tani janë ndërmarrë në fillim dhe të gjitha masat që janë miratuar si plotësim, në kuptim të kufizimit të lëvizjes, rekomandimeve për organizim dhe sigurimin e distancës së mjaftueshme fizike, tani japin rezultat. E tërë kjo solli që të kemi rritje lineare të pacientëve dhe të kemi numër të pacientëve që mund të pranohet në spitale dhe të trajtohet në mënyre adekuate.

“Më lejoni të them se si të gjitha shtetet tjera në botë kemi pasur shumë pak njohuri për virusin në fjalë, bazuar vetëm në të dhënat që na vinin nga Kina, megjithatë asgjë e dëshmuar me metoda përkatëse studimi, sepse nuk kishte kohë. Në fillim morëm masa qe nuk ishin marrë në asnjë vend në rajonin tonë, madje as ato të zhvilluara në botë. Kamera termale u vendos në aeroportin tonë kur nuk kishte ende të vendosura as në aeroportin në Stamboll. Këto i bëmë bazuar në rekomandimet e epidemiologeve dhe Institutit për sëmundje infektive”, tha Filipçe.

Ai ka shprehur pritje se deri nga fundi i majit do t’i shohim efektet nga këto masa të tmerrshme dhe kufizuese.

Gjatë 24 orëve të kaluara 25 pacientë janë shëruar, gjashtë të shëruar janë nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe 19 që janë pacientë që janë shëruar në shtëpi.

Sipas qyteteve: Shkup – 13, Kumanovë – 9, Prilep – 9, Tetovë – 4, Strugë – 2, Veles – 12, Manastir – 2 dhe Makedonski Brod – 2.

Nga gjithsej 1.117 raste të regjistruara të të sëmurëve me Kovid-19, 71,8 për qind janë në tre qytete. Shkup – 388, Kumanovë – 311 dhe Prilep – 103, tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik.

Simptomet më të shpeshta te pacientët janë temperatura (64,3%), kollitje (54,1%), ethet (18,5%), kokëdhembja (17,5%), dhembja e fytit (15,7%) dhe frymëmarrja e vështirësuar (14,1%).

Tek 33,8 për qind nga personat e diagnostikuar, nuk janë regjistruar simptome të sëmundjes.

Janë regjistruar 194 raste të sëmundjes mes punëtorëve shëndetësorë, tregojnë të dhënat e ISHP-së.

Sipas epilogut të sëmundjes, te 929 persona janë raste aktive, 139 raste konsiderohen si të shëruar.

Janë regjistruar 49 raste të vdekjes, shumica prej të cilëve janë të moshës mbi 60 vjeçare.

Prej 15.02.2020 deri 16.04.2020 janë testuar gjithsej 10.859 materiale. Me këtë, në shtetin tonë janë bërë 5.247 teste në 1.000.000 banorë.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OSHB, vlerësohet se rreziku për përhapje të mëtejshme të Kovid-19, në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë i lartë.

Kryeministrit Oliver Spasovski informoi se masat kufizuese që janë ndërmarrë në të kaluarën, kanë pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve, sepse është qëllimi i tyre prioritar si qeveri.

“Mund të themi që numri i pacientëve në vend është brenda pritjeve të kësaj periudhe. Spasovski beson se masat e distancës sociale dhe fizike japin më së shumti rezultate. Ai kujtoi se ishin përgatitur dy pako masash që ishin ndihma e drejtpërdrejtë për ekonominë, pra kompanitë. Grupi i parë ishte i destinuar për ata më të prekur në muajin mars dhe këto janë ndërmarrjet në fushën e turizmit, hotelierisë dhe transportit, sepse, sqaroi Spasovski, në dy javët e fundit ka pasur vendime në lidhje me ndalimin e funksionimit të këtyre kompanive dhe pikërisht përmes linjës së kredisë që u hap përmes Bankës së Zhvillimit prej 5.9 milionë euro, mbështetje iu dha këtyre kompanive”, tha kryeministri Spasovski. bsh/

Të fundit