14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtrenjtohet edhe transporti

Kompanitë e transportit ankohen se me koston kaq të lartë të derivateve të naftës e kanë mjaft të vështirë të mbijetojnë, andaj edhe pritet shtrenjtimi i transportit me autobusë.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës në vend po shënon shifra rekorde. Pas anulimit të masave anti krizë, apo skadimit në fund të muajit maj të uljes së caktuar së akcizës dhe Tatimit të Vlerës së Shtuar për derivatet e naftës, ato janë rritur në mesatare për afër 8 për qind. Kur kësaj i shtohen edhe dy shtrenjtimet e fundit për dy ditë, në fund del se çmimi i benzinës 95 ka arritur rekordin historik prej 107 denarë për litër, ndërsa ai i euro dizelit ka arritur në 99,50 denarë për litër. Bile nafta e automjeteve dhe mjeteve të tjera transportuese është shtrenjtuar prej 46.5 denarë në mars të vitit 2020 në gati 100 denarë për litër.

Të fundit