“Merimanga” në aksion nëpër qendër të Shkupit. Në shoqërim të pjesëtarëve të MPB, janë në ndjekje të automjeteve që parkohen në vende të ndaluara. Për parkim në këto zona, përveç gjobës nga policia tani më shtrenjtë do ta paguajnë edhe transportin.
“Karrot eci sapo solli një makinë, në fakt, çdo ditë së paku 25 të tilla nga Komuna Qendër sillen këtu nga parkimi jo adekuat. Që tani e tutje paguhen 3,500 denarë, praktikisht 1,000 denarë në tepër se rëndomë, pasi që N.P. ‘Parkingjet e Komunës Qendër’ ka ngritur çmimin siç thonë ata janë rritur shpenzimet.”
Ndërkohë në lokalitetin “Bunjakovec” është shtrenjtuar edhe parkimi edhe atë për 10 denarë ora, nga 60 në 70 denarë. Përgjegjësi për parkingjet në Qendër Igor Stojanovski tha se brenda një muaji karrotecët e tyre zhvendosin nga 500 makina. Rritjen e çmimeve e lidhin me standardizimin.
“Çmimi i shërbimit për zhvendosje të makinave të keq parkuara me automjetin e karrotrecit me rritjen e çmimit nga 2,500 në 3,500 denarë nuk është korrigjuar në 10 vitet e fundit. Shpenzimet dukshëm janë rritur për punën e ‘merimangës’ megjithatë janë rritur edhe shkeljet e shoferëve që parkojnë kudo që munden nëpër territorin e Komunës Qendër. Ishte e domosdoshme të ndryshohet çmimi”, tha Igor Stojanovski, Përgjegjës për parkingjet në Komunën Qendër
Nga Komuna Qendër thonë se në territorin e tyre kanë nevojë edhe për 3 mijë vend parkime për të përmbushur kërkesat e vizitorëve ditor apo edhe rezidentëve që banojnë në Qendër të Shkupit.
“Jemi në deficit për numër serioz të vend parkingjeve, në rrjetin e rrugëve vështirë organizohen, duhet të kërkohen pozicione për tu ndërtuar garazhe në kate për të shtuar kapacitetin e parkingjeve të montuara“, tha Igor Stojanovski, Përgjegjës për parkingjet në Komunën Qendër“.
Por, dhjetëra makina kanë mbetur prej vitesh në parkingun e Komunës Qendër nga që pronarët kanë hequr dorë nga automjetet e tyre, duke vlerësuar se më shtrenjtë do t’ju bëhet të paguajnë gjobën. /Alsat.mk Gazetar: Adnan Qaili