26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtyhet afati për dorëzimin e llogarive vjetore në Regjistrin Qendror

Regjistri qendror ka vazhduar afatin për dorëzimin e llogarisë vjetore, transmeton Zhurnal.

Regjistri Qendror njofton të gjithë subjektet se në përputhje me kërkesat e arritura, të cilat kanë të bëjnë për vazhdimin e afatit për dorëzimin e llogarisë vjetore për vitin 2021, përshkak mbrojtjes dhe parandalimit nga virusi Covid 19, Regjistri Qendror vendosi të dalë në ndihmë të kërkesës të obliguesve për dorëzimin e llogarisë vjetore dhe kontabilistëve me vazhdimin e afatit për 10 ditë, si për dorëzim në letër ashtu edhe në mënyrë elektronike.

Afati i fundit për dorëzimin e llogarisë vjetore në formë të letrës do të jetë deri më 10 mars, me orar pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00, derisa afati i fundit për dorëzimin e llogarisë vjetore në formë elektronike do të jetë 25 marsi./Zhurnal.mk

Të fundit