16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtyhet seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit Xhaferi, shkaku i mungesës së deputetëve!?!

Sipas burimeve të TV21, seanca e sotme konstituive e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi,është shtyrë për shkak të mungesës së disa deputetëve.

Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicionin qeveritar dhe për shumicën parlamentare, kryetar i përbërjes së re të Kuvendit do të jetë Talat Xhaferi i cili edhe deri tani ishte në këtë funksion.

Zgjedhjen e Xhaferit për sot e paralajmëroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshillit qendror të partisë, në të cilën u konfirmua marrëveshja e koalicionit me LSDM-në dhe u njoftuan emrat e kandidatëve për ministra në qeverinë e re.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me të paktën 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në ditët në vijim duhet të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re të cilën do ta udhëheqë lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Të fundit