29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shumica e të infektuarve të ri janë prej klasterëve të njohur dhe me pasqyrë të lehtë klinike

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 727 testime, janë regjistruar 89 raste të reja të infektuar me Kovid-19. Janë shëruar 17 pacientë, ndërsa numri i të vdekurve është shtatë, informoi në konferencën e sotme për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nga të infektuarit e ri, në Shkup janë 35, në Kumanovë 12, në Shtip 27, në Prilep një, në Tetovë shtatë, në Gostivar një, Strumicë një, Koçan katër dhe Shën Nikollë një.

Në SPQ “8 Shtatori” kanë vdekur gjashtë persona, prej të cilëve dy nga Shkupi në moshë prej 83 dhe 80 vjet, dy nga Kumanova në moshë prej 73 dhe 66 vjet, dhe një nga Struga në moshën 44 vjeçare dhe një nga Tetova në moshën 65 vjeçare.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka vdekur një pacientë nga Tetova në moshën 54 vjeçare.

Filipçe kumtoi se numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend nga fillimi i epidemisë është 2.315, janë shëruar 1.569 persona, ndërsa kanë vdekur 140, ndërkaq aktualisht ka 66 raste aktive.

Gjithsej janë bërë 30.302 testime nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit 312 teste janë në kuadër të skriningut në kopshtet për fëmijë dhe institucionet gerontologjike në Prilep dhe Shkup, ku janë regjistruar tre raste pozitive në Shtëpinë për të moshuar në Shkup.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar dy pacientë, ndërsa gjithsej 45 pacientë janë hospitalizuar dhe nuk ka asnjë pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin “8 shtator”, janë pranuar pesë persona, dhe gjithsej 20 persona trajtohen të cilët janë pozitiv, ndërsa në makinë respiratore janë tre. Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar pesë, në Shtip 15 dhe Ohër, Velels, Kumanovë dhe Prilep janë hospitalizuar gjithsej 27 persona.

Sipas Filipçes, lidhur me klasterët rreth 70 për qind nga të gjitha rastet e reja janë prej klasterëve të njohur para se gjithash nga komunat, Çair dhe Saraj, ku punojmë intensivisht gjatë ditëve të fundit.

“Sot në Saraj tashmë ka vetëm dy të diagnostikuar të ri, mbetet punë intensive në lagjen Çair”, tha se Filipçe, dhe shtoi se punohet edhe në Studeniçan.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive e analizon situatën gjatë dy javëve të fundit dhe krahas numrit të lartë të të infektuarve, siç tha Filipçe, nuk ka pacientë që paraqiten nëpër spitale, që do të thotë se numri më i madh janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe mund të trajtohen në kushte shtëpie dhe se një pjesë e mirë janë bartës asimtomatik. sn/

Të fundit