24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Si do të dukej Diana po të bëhej Mbretëreshë, revista e njohur ndan fotot

Një set fotografish me mbishkrimin “Le ta kuptojmë këtë… Diana mund të jetë mbretëresha më e mirë e Anglisë që ka ëndërruar ndonjëherë” është publikuar në llogarinë zyrtare të revistës BASIC me bazë në Beverly Hills.

Fotot tregojnë se si do të dukej Diana nëse ajo do të ishte gjallë dhe do të mbante kurorën e mbretëreshës.

Kjo u bë me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles dhe gruas së tij Kamilës.

Drejtuesit e revistës, me aleat photoshop-in, krijuan imazhe që përçanë publikun në rrjetet sociale.

Kishte ndjekës që theksuan se gjithçka do të kishte qenë ndryshe nëse Diana do të kishte jetuar, por kishte edhe ndjekës që nuk ishin të kënaqur me rezultatin që panë.

“Epo, ajo ka vdekur, u prehtë në paqe dhe respektoni mbretin dhe gruan e tij,” shkroi njëri ndërsa tjetri argumentoi: “Mbretëria e Bashkuar do të ishte kaq ndryshe nëse ajo do të ishte mbretëreshë.”

Një tjetër ndjekëse tha: “Ajo nuk do të bëhej mbretëreshë sepse zgjodhi lumturinë. Të jesh mbretëreshë do të thotë shumë vuajtje për vite me radhë”. / KultPlus.com

Të fundit