29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Si u pagua me euro false nëpër pikat e pagesës së Maqedonisë, mbi 14 mijë euro false

Euro false nëpër pikat e pagesës nëpër Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur një kronikë e Alsat.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan se kanë pranuar denoncime për qarkullimin nga dy euro të falsifikuara dhe më së shumti nga pikëpagesat e rrugëve shtetërorë. Kjo dukuri ka ndodhur kryesisht gjatë sezonit të verës.

Nga ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore konfirmuan se janë evidentuar monedha të falsifikuara jo vetëm nga 2 por edhe nga 1 euro. Në këtë mënyrë në pikat e pagesave rrugore janë paguar 14,533 euro false./Alsat

Të fundit