24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Siljanoska-Davkova: 40 për qind përfaqësim të grave në politikë, pesë për qind e mjeteve të BPV-së për përparim të arsimit, për 500 studentët më të mirë

Bartësja e Njësisë zgjedhore 1, Gordana Siljanoska Davkova gjatë vizitës në fshatin Sheshovë në komunën Saraj theksoi se VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për rindërtim të Maqedonisë” bën përpjekje për 40 për qind përfaqësim të grave në politikë sipas shembullit të vendeve skandinave.

Ka potencuar se VMRO-DPMNE është partia e vetme e cila kujdeset për interesat e Maqedonisë dhe se gjithnjë e më shumë njerëz e njohin këtë dhe përfshihen drejt thelbit të asaj partie dhe koalicionit “Për rindërtim të Maqedonisë”.

Potencoi se rinia janë fokusi kryesor i programit të VMRO-DPMNE-së , ku ka projekte për motivim të 500 studentëve më të mirë të cilëve do t’u ofrohet punë e sigurt dhe numër i madh plotësues i projekteve inovative për rrjetëzim të njerëzve të rinj për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm. Ajo porositi se VMRO-DPMNE do të ndajë edhe deri në pesë për qind mjete të BPV-së për përparim të arsimit. sa/

Të fundit