29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Simonovski: Dyfish është ulur numri i zjarreve gjatë pandemisë

Dyfish është zvogëluar numri i zjarreve nëpër shtëpi dhe në pyje, gjatë kohës së pandemisë dhe në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Komandanti i Zjarrfikësve, Vlladimir Simonovski në një intervistë për AIM tha se pikërisht kujdesi i qytetarëve ndihmon në zvogëlimin e zjarreve dhe se kjo u dëshmua me praninë më të madhe në shtëpitë e tyre për dallim se zakonisht kur duke u ngutur i harrojnë aparatet elektrike kyçur ose në pyll sillemi sikur dikush pas nesh do ta shuaj zjarrin të cilin e kemi lënë.

“Gjatë këtij viti me rekomandimet e Qeverisë për koronavirusin numri i zjarreve tek ne, në krahasim me vitin e kaluar këtë vit është dukshëm më i vogël në pjesën e zjarreve në pyje. Këtë vit gjatë pandemisë na u rrit pak numri i intervenimeve teknike, këtu kemi rritje të numrit të caktuar të intervenimeve teknike. Bëhet fjalë për zhbllokimin e ashensorëve, në aksidente rrugore dhe disa situata të padëshiruara të cilat ndodhin në atmosferë shtëpie, në banesa – fëmijë të ngujuar…”, potencoi Simonovski.

Ai tha se nga radhët e tyre nuk ka pasur të prekur nga koronavirusi dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara nga Qeveria për përdorimin e maskave, dorezave të cilat i kanë siguruar përmes Qytetit të Shkupit dhe prej donatorëve të tjerë, duke potencuar se mjete mbrojtëse kanë mjaftueshëm edhe për valën eventuale të dytë.

Simonovski potencoi se përveç për zjarre në numrin 193 qytetarët paraqiten për intervenime të ndryshme.

Të fundit