03/07/2022
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Simovski me apel që sa më shpejt të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski shpreson se partitë politike dhe deputetët do të gjejnë mirëkuptim dhe kohë që të përkushtohen që sa më shpejt të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë, për shkak se, ky operacion, siç thotë ai, është tepër i rëndësishëm për vendin dhe qytetarët.

“Është operacion i rëndësishëm për shtetin dhe të gjithë qytetarët, kështu që shpresoj se deputetët do të gjejnë mirëkuptim dhe kohë që të përkushtohet në këtë çështje dhe ligji të miratohet sa më shpejt”, tha Simovski.
Sipas tij, regjistrimi i popullsisë nuk duhet të anulohet për shkak se është i nevojshëm.

“A do të jetë në prill apo diçka më vonë nuk e di, por duhet ta zbatojmë. Shpresoj se do të ketë regjistrim të popullsisë për shkak se është në interesin e shtetit dhe qytetarëve”, shtoi Simovski./Telegrafi/

Të fundit