Pretendimi se shumë qytetarë janë regjistruar përmes përdorimit të VPN aplikacionit është jorealist, pasi ajo regjistrohet dhe ato të dhëna nuk shkojnë në bazën ku ruhen të dhënat e personave të regjistruar nga jashtë, por identifikohen dhe ruhen si prova për ndërhyrje në sistem, shpjegoi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski në një bisedë për TV Sitel, njofton Portalb.mk.
Me vetë hyrjen në ueb-faqen për vetë-regjistrim, theksoi Simovski, personat paralajmërohen dhe pajtohen me kushtet, për çka edhe mbajnë përgjegjësi.
Ai theksoi se këtu ka edhe keqpërdorim të të dhënave personale, pasi ai i cili po përpiqet të përdor numrin më të dikujt tjetër, gjegjësisht nëse nëse ndërhynë me numrin e tij amë mund të gjendet lehtë dhe të mbajë përgjegjësi.
Të dhënat e fundit, sipas Simovskit, janë se dje në ora 10 ka 11.149 kyçje në bazën e të dhënave, por kjo nuk do të thotë aplikim i kompletuar, pasi në këtë kohë askush nuk ka autorizim të hyjë në bazën e të dhënave për ta kontrolluar atë.
Lidhur me mundësinë që regjistrimi i të gjithë qytetarëve të bëhet përmes aplikacionit në internet, Simovski thotë se në një rast të tillë operacioni i regjistrimit do të ishte shumë i thjeshtë dhe nuk do të kushtonte asnjë qindarkë, megjithatë ne si shtet ende nuk kemi një regjistër adresash.
“Në regjistrim, pika fillestare është adresa e vendbanimit, përkatësisht vendi i banimit dhe këtu fillojnë të gjitha proceset. Ky është problemi kryesor, që nuk kemi regjistër funksional adresash. Agjencia për kadastër po punon në krijimin e një regjistri të tillë dhe ka mjaft përparim, por nuk është implementuar në terren”, deklaroi Simovski.
Në vend, theksoi ai, të paktën një e treta e popullsisë nuk jeton në adresën e shkruar në letërnjoftim.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe zyrtarisht duhet të përfundojë regjistrimi, i cili do të fillojë më 1 prill. Pikëpamjet e qeverisë dhe opozitës mbeten të pandryshuara – të parët pretendojnë se shteti organizon regjistrimin sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, se është i domosdoshëm për vendin dhe në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa të dytët, se nuk është sipas standardeve statistikore , pasi siç thonë ata, ekziston mundësia e abuzimit. Problem shtesë për opozitën është që po zbatohet në kushtet të pandemisë. Tani për tani, vlerësimi i institucioneve kompetente është se përgatitja dhe fillimi i regjistrimit po zhvillohet në rendin më të mirë sipas rregullave dhe protokolleve të përshkruara nga institucionet kompetente.