19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata do të organizojë grevë më 1 maj, kërkon rritjen e pagave për të gjithë punonjësit

Në vend të marshimit të 1 Majit, sindikatat do të dalin në protestë masive duke kërkuar rritje lineare të pagave të tjera në sektorin publik dhe privat, pasi ia dolën në luftën për rritjen e pagës minimale, shkruan Alsat.

Kjo ishte ndër kërkesat e LSM-së në momentin e negociatave me qeveritarët për rritjen e pagës minimale. Thonë se nuk mund të presin harmonizimin e pagave çdo gjashtë muaj, dhe për këtë kërkojnë rritje të menjëhershme të pagës prej 2.806 denarë për punonjës nga 1 maji. Nëse kjo nuk ndodh, do të ketë grevë të përgjithshme.

“Nga 1 maji të ketë neto 2806 denarë për të gjithë punëtorët. Pavarësisht se ligji thotë se pagat harmonizohen brenda gjashtë muajve, shporta e konsumit dhe inflacioni sindikal tregojnë se nuk mund të presim. Grevë e përgjithshme do të thotë të gjitha sindikatat e organizuara me Lidhjen e Sindikatave, dhe atje ku ka anëtarësi do të ndërpresin procesin e punës gjatë orarit të punës. Nëse vuan punëtori, do të vuajë i gjithë shteti, do të pësojnë punëdhënësit dhe të gjitha institucionet”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Edhe sot punonjësit e komunave, ministrive, gjykatave dhe institucioneve të tjera kanë mbajtur protestë me dy orë ndërprerje të punës në vendin e punës.

“Duhet të gjejmë zgjidhje, sepse ato deklarata të Qeverisë nëse u japin paga punonjësve në sektorin publik do të rritet inflacioni nuk janë të sakta, sepse inflacioni tashmë po rritet në përqindje të madhe. Ne nuk kërkojmë rroga për luks dhe asgjë tjetër, kërkojmë paga për një jetë dinjitoze”, u shpreh Tërpe Dejanoski, kryetar i SPOGJ-it.
Të hënën, sipas njoftimeve të Sindikatës së Arsimit, nis greva e përgjithshme e punonjësve në shkolla dhe çerdhe. Qëndrimi i Qeverisë është se zgjidhja mund të arrihet përmes dialogut social, por nuk mund të ketë rritje të të gjitha pagave përnjëherë sepse do të rritet inflacioni. /Alsat.mk

Të fundit