19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata e kontrollorëve: Drejtorët tentojnë të punësojnë fëmijët e tyre

  • Sindikata e kontrollorëve të fluturimit, akuzon drejtorët sedëshirojnë të prishin
    procedurat për shkollimin e tetë kontrollorëve në Danimarkë, për shkak se fëmijët e dy
    prej drejtorëve nuk i kanë kaluar testet filtruese për t’u shkolluar si kontrollues në
    fluturime. Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski thotë se drejtorët për një kohë të
    gjatë po e zvarrisin nënshkrimin e listës me tetë studentët më të mirë të cilët kanë kaluar testet dhe filtrat në një shkollë daneze.
    “Do të thotë nga tre drejtorë dy janë që kanë fëmijët e tyre që kanë konkurruar në
    këtë konkurs dhe fëmijët nuk kanë arritur ta kalojnë këtë test. Kemi njohuri se
    fëmijë të funksionarëve po ashtu kanë konkurruar dhe kanë qenë në listën e 140-ve
    por edhe pse u është dhënë mundësia nuk kanë arritur të kalojnë… !Ka fëmijë edhe
    të fëmijëve tani si kontrollues që kanë konkurruar por nuk kanë kaluar në atë
    procedurë të selektimit dhe tani nuk duhet të themi se ne nuk e pranojmë këtë
    selektim pa fëmijët tonë dhe të gjejmë arsye për ta prishur që të hyjë ndonjë fëmijë i
    joni ose i dikujt tjetër që nuk i plotëson kriteret”, tha!Aleksandar Tasevski,
    Sindikata e Kontrollorëve të fluturimit 10.00 Tasevski thotë se nëse deri më 20 nëntor drejtorët nuk e bëjnë publike listën e tetë kandidatëve, rrezikojnë të gjithë procedurat për shkollimin e tyre. Pas akuzave të sindikatës me shkrim janë përgjigjur nga Këshilli drejtues i drejtorissw sw fluturimeve ku thonë se pretendimet e sindikatës janë të pavërteta.
    “Nuk janë gjithashtu të vërteta pretendimet se Këshilli i Drejtues ka bërë një
    deklaratë duke kundërshtuar përzgjedhjen e 8 kandidatëve ose se kandidatët nuk
    janë zgjedhja e duhur, përkundrazi procesi nuk është i thjeshtë dhe kryhet sipas
    plan veprimit. Ju sigurojmë se procesi po ecën normalisht sipas plan veprimit dhe
    pritet të përfundojë së shpejti brenda afatit të përcaktuar sipas të gjitha
    standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në mënyrë që të fillojmë trajnimin e
    kandidatëve”, deklaruan nga drejtoria e fluturimeve.
    Siç njoftojnë nga Sindikata e kontrollorëve të aviacionit, në Konkursin e fundit për
    kontrollorë janë paraqitur 270 kandidatë, por 140 e kanë kaluar fazën fillestare. Më pas të gjitha filtrat për të vazhduar shkollimin në Danimarkë e kanë kaluar vetëm 12 kandidatë prej të cilëve vetëm tetë duhet të përzgjidhen të vazhdojnë shkollimin.

Të fundit