25/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata e mësuesve britanikë u kërcënua me padi për shkak të kthimit të fëmijëve në shkolla

Mësuesit në Britaninë e madhe munden ligjërisht të refuzojnë të kthehen në banka kur shkollat ​​do të rihapen, përveç nëse nuk e marrin të njëjtën mbrojtje për koronavirus si të gjithë të punësuarit e tjerë nga linjat e para me koronavirusin, paralajmëroi një nga sindikatat kryesore të vendit, shkruan “Gardian”.

Ekzistojnë plane për hapjen graduale të shkollave fillore në Angli në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa fëmijët më të vegjël, nga mosha katër dhe pesë vjeç, pritet të kthehen të parët në bankat shkollore. Megjithatë, shumë mësues nuk janë të kënaqur me planet për shkak të numrit të vdekjeve në Britaninë e Madhe, ku është regjistruar shkalla e dytë më e lartë në botë, që akoma është në rritje.

Në letrën drejtuar autoriteteve lokale, sindikata NASUWT që numëron 300.000 anëtarë, kërcënon se do të ngritë padi për t’i mbrojtur mësuesit nga detyrimi për t’u kthyer në shkollë më 1 qershor, për shkak të rrezikut për shëndetin e tyre.

Sindikata thotë se është e shqetësuar për udhëzimet e lëshuara nga qeveria këtë javë, duke thënë se ato nuk janë në përputhshmëri me udhëzimet e dhëna për tjera vende pune, përfshirë edhe shtëpitë e pleqve dhe shëndetësinë.

“Janë dhënë udhëzime të rrepta për kujdesin shëndetësor për shtëpitë e pleqve dhe punëdhënësit në të gjithë Britaninë e Madhe. Është e papranueshme që nuk është kështu as për shkollat. NASUVT beson se mësuesit dhe të punësuarit në shkolla e kanë të njëjtën të drejtë të kujdesit dhe mbrojtjes, si dhe për të qenë të sigurt që shëndeti dhe mirëqenia e tyre, si dhe shëndeti i nxënësve, janë në vend të parë me çdo plan hapjeje”, thuhet në letër. ls/shk/

Të fundit