Sindikata e Policisë-Maqedoni: U bëjmë thirrje udhëheqësve fetar dhe qytetarëve që t’u përmbahen manifestimeve fetare – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sindikata e Policisë-Maqedoni: U bëjmë thirrje udhëheqësve fetar dhe qytetarëve që t’u përmbahen manifestimeve fetare

Në emër të të gjithë punonjësve të Ministrisë së Brendshme, Sindikata e Policisë Maqedonase u bën thirrje drejtuesve të bashkësive fetare dhe të gjithë qytetarëve që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve fetare ose të inkurajojnë grumbullimin e qytetarëve dhe në çfarëdo mënyre tjetër të  respektojnë masat e miratuara për mbrojtje kundër COVID-19.

“Tre muajt e fundit, kemi punuar ditë e natë me punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’ju mbrojtur ju dhe familjet tona. Ne ju bëjmë thirrje të gjithëve, të përmbaheni nga mosrespektimi i masave, të përmbaheni nga thirrja e mitingjeve dhe formave të tjera të rrezikimit të shëndetit të qytetarëve.

Mos harroni se ne jemi qenie njerëzore, dhe ne jemi familja e dikujt, mos e rrezikoni shëndetin tuaj dhe familjeve tona duke mosrespektuar masat. Punonjësit e MPB-së investuan shumë gjatë kësaj periudhe, duke rrezikuar jetën e tyre, disa prej tyre u infektuan me virusin.

Le të mos lejojmë përhapjen e virusit dhe të rrezikojmë shëndetin e të gjithë qytetarëve, të respektojmë masat dhe së bashku të jemi fitues”, thuhet në deklaratën e Sindikatë së Policisë të Maqedonisë./Telegrafi/

Related posts

Deputetët i votuan ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor

Televizioni Koha

Deri të premten mot i ngrohtë, fundjava jostabile me rënie të lehtë të temperaturave

Televizioni Koha

Blerim Reka në Dibër ,Pendarovski në Berovë dhe Dellçevë kurse Siljanovska në Demir Hisar dhe Manastir, Reka në Dibër

Televizioni Koha

Leave a Comment