29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata e policisë me kërkesë deri te ministri i ri Oliver Spasovski

Sindikata e Policisë në Maqedoni (SPM) menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re dërgoi kërkesë deri te ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Nga ai kërkojnë rihulumtin të vendimit për risistemim të nëpunësve policor larg vendit ku jetojnë dhe marrja e autorizimeve policore pa bazë. Kërkojnë edhe kthim të institutit “Nevoja e Ministrisë”, i cili, siç thonë, në periudhën e fundit është keqpërdorur nga shërbimi juridik i MPB-së.

Në 100 ditët e para të Qeverisë kërkojnë t’u paguhen 10 për qind rritje të premtuar të pagave dhe kompensim të njëfishtë si shpërblim në luftën kundër koronavirusit. Kërkojnë të vazhdojë të respektohet edhe e drejta në bazë të “bonus pagës”, në muajt e ardhshëm të hiqen dispozitat e Ligit për punë të brendshme me të cilin mundet deri në tre vjet të vazhdojë shekulli i punës për të shkuar në pension, si dhe në afatin më të shpejtë të sillet rregullore për sistematizim të ri në MPB. sa/

Të fundit