19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikatat e pavarura të mjekëve kërkojnë pagën e janarit, në të kundërtën do t’i radikalizojnë protestat

Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, ende presin që në xhirollogaritë e tyre të hyjnë pagat e janarit, të cilat u vonuan për shkak të sulmit kibernetik në sistemin e Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ata gjatë ditës së sotme protestuan në disa pika, duke nënvizuar se në rast se nuk zgjidhet çështja e pagave, atëherë do t’i radikalizojnë protestat.

Sindikata e Gerijatrisë kërcënohet se do ta bllokoje hyrjen Tetovë – Shkup nëse deri të enjten Fondi nuk do gjej zgjidhje për problemin e tyre, ndërkohe Sindikata medicinale e pavarur kërcënohet me padi penale për person juridik i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen e funksionimit te sistemit të IT. Ndërkohë po proteston tani dhe Sindikata e pavarur e Spitalit “8 Shtatori”

Ndryshe pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Sistemi IT i FSSH-së u rrëzua më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik.

Të fundit