19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Situata e të prekurve nga koronavirusi sot në Itali: 3590 të prekur, 368 të vdekur

Autoritetet italiane publikuan para pak çastesh situatën e 24 orëve të fundit në këtë vend për pasojat e infektimit me koronavirus.

Të dhënat e fundit tregojnë se janë shtuar me 3590 rastet e infektimit duke e çuar në 24747 numrin e përgjithshëm të personave të prekur.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 368 njerëz duke arritur në 1809 shifra totale e të vdekurve.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve janë shëruar 2335 njerëz.

Sakaq janë edhe 20603 pacientë të cilët ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore. Prej tyre 1672 janë nën terapi intensive me intubim kurse 9663 janë të shtruar në spitale në gjendje më pak kritike. Ndërsa 9268 të tjerë janë të izoluar në shtëpi. /noa.al/

Të fundit