19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

SITUATA ME COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT, OHRI ‘EPIQENDRA’ E INFEKTIMIT

Maqedonia e Veriut si thuajse të gjitha vendet e Europës po vuan nga rritja e rasteve të COVID-19. Epidemilogët janë të shqetësuar teksa deklarojnë se rastet po rriten nga grumbullimet në dasma e koncerte.

Mendohet se Ohri është bërë epiqendër e shpërndarjes së COVID-19 pasi qytetarët shkojnë për të pushuar në liqen në këto ditë të nxehta vere.

“Pres që kjo të ketë një trend rritës. Në Ohër në këtë periudhë nuk e di se çfarë nuk ndodhi. Një numër i madh i koncerteve, mosrespektimi i masave, mosrespektimi i asnjë protokolli, ahengje në ambient të mbyllur”- pohoi Goran Balev, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Po ashtu rastet e reja me COVID-19 vijnë dhe nga jashtë shtetit, siç ishte rasti i disa turistëve nga Belgjika e Austria.

“Nga ata pesë pacientë, tre janë nga jashtë dhe nga atje kanë ardhur pozitiv. Askush në vendin tonë nuk i ka kontrolluar gjatë hyrjes. Njëri është nga Belgjika, dy bashkëshortët janë nga Austria. Pacientët nuk janë të vaksinuar, gjë që është për të ardhur keq. Ata nuk e dinë nëse kanë pasur kontakt, por kanë shfaqur simptoma ende pa u nisur nga vendet e tyre. Gjatë kontrolleve, pas dëshmive të pacientëve, ata thonë se kanë qenë në disa tubime, ditëlindje, dasma, pagëzime”- deklaroi Mirjana Spasova, kryeinfermiere e departamentit infektiv në Ohër.

(BalkanWeb)

Të fundit