zhurnal.mk – Federata e Futbollit të Maqedonisë ka nxjerrur në shitje biletat për ndeshjen historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës që do të luhet më 26 mars në Arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.
Por ajo që bie në sy në njoftimin e sotëm të Federatës është se biletat janë nxjerrë në shitje vetëm në qytete kryesisht me popullësi maqedonase dhe jo në ato shqiptare, shkruan Zhurnal.
– Arena Kombëtare “Todor Proeski” (çdo ditë nga 10:00 deri në 18:00)
– TA Globe – Ohër
– TA Bran – Prilep
– Bar koncepti – Strumicë
– Kafe Symbol – Shtip
– Literatura – Manastir
– Kiosk Korso – Negotinë
– Uni Son – Veles
– Duhani Leni + – Gjevgjeli
– Libero Travel – Koqan
Siç shihet biletat nuk janë nxjerrë në shitje në Kërçovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, Dibër etj.
Qytetarë të shumtë shqiptarë janë shprehur të revoltuar me këtë veprim të Federatës së Futbollit duke e quajt si tendencë për të minimizuar praninë e tifozëve shqiptarë në stadium që me shumë mundësi do ti jepnin mbështetje Kosovës.