20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandal në Eurovision, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut hedh flamurin në tokë, mund të tërhiqet nga festivali

Radio Televizioni i Maqedonisë së Veriut ka reaguar ashpër pas veprimit të përfaqësueses së vendit në Eurovision, Andrea Koevska, për shkak të një gjesti që bëri gjatë ceremonisë së hapjes së festivalit që u mbajt ditën e djeshme. Andrea po pozonte para fotografëve, ku në një moment hedh flamurin maqedonas në tokë.

Në reagimin publik, thuhet se “shërbimi publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses tonë të Eurovizionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. MRT pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë.

Shërbimi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme MRT-së. Ndaj përgjegjësive në delegacionin maqedonas do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal.“, thuhet në reagim.

Të fundit