25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandali në Gjinekologjinë e Tetovës, drejtori i Spitalit e denoncon rastin në polici

Pas publikimit të lajmit ku shihet se si një anesteziolog i punësuar në një repart të Gjinekologjisë së Tetovës xhiron “live” gratë shtatzëna, në rrjetin social “TikTok”, drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela e ka denoncuar rastin në polici.

Ai për TV21, para SPB Tetovë tha se e dënon rastin dhe se pret që organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt.

“Si drejtor tash jam në SPB Tetovë për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, tha Vela.

Të fundit