19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skenës në Maqedoni pritet ti shtohet edhe një parti e re shqiptare (FOTO)

Skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut pritet ti shtohet edhe një parti e re politike.

Edhe përkundër numrit të madh të tyre dhe parcializimit të votës shqiptare, ky trend nuk ka të ndalur, përcjell INA.

Nisma për subjektin e ri politik vjen nga ish kryetari i FKBSH-së apo i njohur si përfaqësuesi politik i ish-AKSH-së,, Gafurr Adili nga Kërçova.

Ai ka theksuar se nismës së tij i janë bashkuar edhe bashkëveprimtarë të tjerë, mes të cilëve Dervish Alimi dhe Fadil Basha.

“Me dy bashkëmendimtarët e mi, (“rrebelat kërçovarë”), ish aktivistë të Lëvizjes Besa, inisiatorë të themelimit të partisë së re:
NDSH (Nacional – Demokratike Shqiptare)”, ka shkruar Adili në rrjetet sociale.

Ai në zgjedhjet e fundit i dha përkrahje partive shqiptare, përpos BDI-së.

Ndërkohë për tu aktivizuar është përmendur edhe PPD, por edhe një formacion i ri Lëvizja Ilirida.(INA)

Të fundit