29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

 Skuadra tetovare Shkëndija mundi Pobedën me rezultatin 3:1

Me tre ndeshjet e djeshe u kompletua java e nëntë e
sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor.
 Skuadra tetovare e Shkëndijës shënoi edhe fitoren
e katërt në transfert, kësaj radhe mundi Pobedën në
Prilep me rezultatin 3:1. Kuqezinjtë fituan takimin me
përmbysje me dy golat e Dorievit dhe një tjetër shënoi
Shala.Në Kavadar, skuadra e Tikveshit shënoi fitore të
sigurt kundër Skopjes me rezultat 2:0. Në Çair, Shkupi
dhe Sileksi përfunduan me rezultat pa gola 0:0. Ndërsa
dje Makedonija GJP dhe Struga Trim Lumi përfunduan me
barazim 1:1, ndërsa në Shtip, Rabotniçki ishte më e mirë
se Bregallnica duke shënuar fitore 3:1.Pas javës së nëntë,
tabelën e kryeson Struga Trim lumi me 25 pikë, para
Sileksit dhe Shkëndijës që kanë nga 15 pikë.
Shkëndija fiton ndaj Pobedës./Tv Koha/

Të fundit