21/05/2022
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sonte këndon përfaqësuesja e Maqedonisë në Eurovision, nga viti tjetër Maqedonia ndoshta nuk merr më pjesë, thonë nga RTVM

Sonte është gjysmëfinalja e dytë e përzgjedhjes së këngëve në “Eurovision 2022”, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Andrea Koevska do të performojë e 11-ta.

Radio Televizioni i Maqedonisë, pas incidentit që ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare të hapjes së “Eurovision 2022”, kur përfaqësuesja Andrea Koevska hodhi flamurin maqedonas, shqyrtoi në detaje të gjitha aspektet e tërheqjes së mundshme të përfaqësueses sonë nga Eurovizioni.

“Një hap i tillë në një kohë kur kanë skaduar të gjitha afatet për tërheqje do të shkaktonte dëme të mëdha financiare dhe sanksione të tjera që nuk duhen neglizhuar. Përkatësisht, anulimi do të rrezikonte pjesëmarrjen dhe devijimin e të drejtave televizive në të gjitha ngjarjet tjera që Shërbimi Publik i merr si anëtar i Rrjetit Transmetues Evropian”, thuhet në komunikatën e RTVM-së.

Ai shton se shërbimi publik do të marrë të gjitha zgjidhjet ligjore dhe masat disiplinore pas kthimit të delegacionit tonë nga Torino, pasi anëtarët të paraqesin raporte për ngjarjet e ceremonisë”, thuhet në njoftimin nga RTVM.

“Për shkak të imazhit negativ publik të projektit të Eurovizionit që shkakton publicitet negativ në RTVM, Redaksia e RTVM-së po shqyrton mundësinë që vitin e ardhshëm Radio Televizioni i Maqedonisë të mos marrë më pjesë në Eurovizion”, thuhet në komunikatë.

Të fundit