Teatri i Operës dhe Baletit të Maqedonisë së Veriut do të prezantojë veprën vokalo instrumentale “Requiem” të Verdit, vepër që do të prezantohet sonte në Shkup, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje do të prezantohet edhe sopranoja kosovare Besa Llugiqi e cila në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit do të ngjitet bashkë me solistët e tjerë: Sanja Anastasia, Nikola Kitanovski e Igor Durlovski.
