Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Sot bëhen 20 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sot bëhen 20 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

Sot mbushen 20 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut.

Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata të cilët do të rrëmbenin armët, sërish nën siglën UÇK.

Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila do tentonte që me grykën e pushkës ta ndryshonte fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht duhej të jetonin në këtë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i humbën të drejtat të cilat, formalisht, i gëzonin me kushtetutën e vitit 1974.
Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional vazhdoi edhe më tutje.

Po ashtu në këtë kohë Maqedoninë e përfshiu papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kishin marrë përmasa të mëdha.

Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare vendosi që çështjen ta çojë deri në fund.

Përmes zhurmës së kësaj lufte u sensibilizua dhe mobilizua edhe faktori ndërkombëtare (përskaj atij politik shqiptar), i cili përmes përpjekjeve të ngjeshura diplomatike ndërmjet faktorit politik në pushtet, krahut ushtarak dhe atij ndërkombëtar, arritën që kësaj lufte t’i japin fund, përfundimin e të cilës e rrumbullakuan në tavolinën e bisedimeve me negociata ndërmjet palëve të infiltruar në vorbullën e kësaj lufte.

Bisedimet në nivel ekspertësh dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit – ku drejtpërdrejt u përfshinë edhe ndërmjetësuesit nga SHBA dhe Evropa – u mbajtën në Ohër më 2001.

Dokumenti kornizë u nënshkrua më 13 gusht 2001 në Shkup nga presidenti i atëhershëm maqedonas, Boris Trajkovski si dhe liderët e partive kryesore politike: Lupço Georgievski, Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski dhe Imer Imeri, në praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë François Leotard dhe James Perdiue.

Si pjesë e realizimit të marrëveshjes së Ohrit palët ranë dakord për formimin e Sekretariatit për Zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit në kuadër të qeverisë, i cili dikaster para tri vjetësh u shua, duke kaluar në Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive./KosovaPress/

Related posts

Koronavirusi i mbyll tetë xhami në Kërçovë

Televizioni Koha

Komuna e Kërçovës u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19

Televizioni Koha

Pasaportat e Maqedonisë pritet të jenë gati për një javë

Televizioni Koha

Leave a Comment