29/11/2023
4.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot do të mbahet protestë e re për rastin “Onkologjia”

Sot në orën 18:00 do të mbahet protesta e re për rastin “Onkologjia”. Siç theksojnë organizatorët, protesta do të nisë para Qeverisë dhe do të vazhdojë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Klinikën e Onkologjisë, por edhe për zbardhjen e informacioneve për hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përfshirë personat nga Ministria e Shëndetësisë si ministrat paraprak që ndikuan në mbulimin e rasteve, përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

“Ju ftojmë edhe një herë në protestë të hënën para Qeverisë, së bashku në një zë për të shprehur zemërimin dhe revoltën tonë ndaj gjithë krimit që zien prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor dhe politik. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!”, thuhet në njoftim.

Për pacientët e ndjerë të Onkologjisë u mbajt një minutë heshtje në drejtim të ndërtesës së Qeverisë disa protestues hodhën vezë, vezë u hodhën edhe në ndërtesën e Prokurorisë.

Më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.

Apel për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit të manipulimit të barnave kërkoi edhe ushtruesja e detyrës Violeta Klisarovska, drejtore e Klinikës së Onkologjisë, e cili theksoi se si ekip organizativ ishin plotësisht në dispozicion të organeve hetimore.

Të fundit