29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot do të zhvillohet dita e dytë e Forumit të Prespës për Dialog

Sot në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila ka filluar dje, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”, transmeton Portalb.mk.

Si folës kryesor i sotëm në forum, kryeministri Dimitar Kovaçevski do ta hapë seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”.

Në panel-sesion është paraparë të marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.

Është paraparë që Kovaç të zhvillojë takime dypalëshe me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së për çështjet politike dhe operacionet paqeruajtëse Rosemary DiCarlo me Ministren e Jashtme të Republikës së Polonisë dhe kryetarin aktual të OSBE-së, Zbigniew Rau, Sekretarin për Marrëdhënie me Selinë e shenjtë (Vatikan), Paul Richard Gallagher dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Sesioni i titulluar “Ballkani Perëndimor – menaxhimi në kohë të turbullta”, do të hapet nga zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe do të përfshijë të dërguarit e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar dhe Sekretarin e Jashtëm britanik Stuart Peach, të Gjermanisë Manuel Saracin dhe Austria Johannes Eigner.

Ndryshe, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dje si pjesë e programit të tij me aktivitete gjatë Forumi i Prespës për Dialog, mbajti takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u diskutua për sfidat gjeopolitike që i solli agresioni rus në Ukrainë, për përshpejtimin e integrimin të Ballkanit Perëndimor në BE u bë çështje prioritare me prioritet të lartë, duke përfshirë forcimin e rezistencës së rajonit ndaj ndikimeve të palëve të treta.

Forumi i Prespës po mbahet nga 16 deri më 18 qershor në Ohër.

Të fundit