25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot fillon sezoni i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut, autoritetet premtojnë se nuk do të ketë mungesë të energjisë termike

Drejtori i përgjithshëm i SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, ka vlerësuar që në kryeqytet nuk do të ketë probleme me energjinë termike gjatë sezonit të ngrohjes që fillon prej sot, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës së realizuar në ngrohtoren në Lindje, ai theksoi që 70 % e energjisë termike prodhohet në këtë pikë, ndërsa 30 % në pikën e Lindjes.

Gjatë sezonit të ngrohjes në Maqedoninë e Veriut, shtëpitë dhe hapësirat e punës do të ngrohen me maksimum 21 shkallë celsius. Për këtë sqaroi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski, ka vlerësuar që nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, nëse vazhdon EMV të prodhojë energji si është planifikuar.

“Deri më 31 dhjetor çmimi i energjisë elektrike që “EMV” ia shet “EVN Home” është 48 euro për megavat orë”, tha Bislimoski në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në KRRE.

Përndryshe, më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Tani për tani është e qartë se elektrana e kombinuar TE-TO nuk do të prodhojë energji termike, por hapësirat e përfshira në ngrohje qendrore në Shkup do të ngrohen nga ngrohtoret tjera. Bislimovski sot sqaroi se edhe përpara hapjes së TE-TO-s, qytetarët e Shkupit kanë pasur ngrohje nga këto ngrohtore, kështu që nuk do të ketë kurrfarë problemi në dërgimin e energjisë termike.

“Kur punonte TE-TO në vitet e kaluara, kishte mjaft muaj të dimrit edhe kur nuka ka punuar TETO, pasi që nuk ishin të favorshme për ata kushtet tregtare”, tha Bislimovski, duke shtuar se edhe në këtë periudhë qytetarët kanë marrë ngrohje qendrore nga ngrohtoret.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Të fundit