25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot janë regjistruar 165 raste të reja në Maqedoni ,19 në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1,227 testime, ndërsa janë regjistruar 156 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-100, Kumanovë-11, Dibër-1, Shtip-6 , Prilep-1, Tetovë-19, Strugë -2, Veles-6, Manastir-1, Ohër-1, Kavadar – 1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Koçan-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1.

Instituti i Shëndetit Publik sot i regjistroi 27 pacientë të shëruar nga: Shkupi-10, Shtipi-3, Tetova-10, Velesi-1, Manastiri-1 dhe Negotina-2.

Kanë vdekur gjashtë persona: katër pacientë nga Shkupi dhe dy nga Tetova.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile kanë vdekur dy persona nga Shkupi, një pacient 70-vjeçar, i shtruar në spital më 16 qershor dhe një paciente 76-vjeçare, nga 10 qershori në klinikë. Në Klinikën e Nefrologjisë ka vdekur në paciente nga Shkupi në moshën 74 vjeçare ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe TBC ka vdekur një paciente e moshës 74 vjeçe nga Shkupi. Një paciente 66-vjeçare nga Tetova vdiq në SPQ “8 Shtatori”, e pranuar në spital më 14 qershor. Në SK Tetovë ka vdekur një pacient i moshës 71 vjeçare, i hospitalizuar më 16 qershor”, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Në kuadër të skriningut janë realizuar 31 testime në kopshtet në Shtip, ndërsa nuk ka rezultate pozitive nga Kovid-19.

“Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar 13 pacientë. Gjithsej 99 pacientë janë të hospitalizuar. 46 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, nuk ka pacientë në respirator. Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori, janë pranuar 16 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej 126 pacientë janë hospitalizuar. Në aparat të frymëmarrjes janë shtatë, ndërsa me pasqyrë më të rënde klinike janë edhe 36 pacientë. Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 30 pacientë, ndërsa 19 pacientë në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep të hospitalizuar janë 71 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë për KOVID-19”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë. ls/shk/

Të fundit