25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot lëshohet në përdorim numri për raste emergjente

Numri evropian për raste emergjente 112, prej sot lëshohet në përdorim edhe për qytetarët e republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët në raste urgjente, me thirrjen e numrit 112, në kohë më të shkurtër të mundshme do të marrin shërbimet e policisë, ndihmës së shpejtë apo zjarrfikësve.

Numri 112 është paraparë si shtesë e numrave ekzistues për raste emergjente dhe si sistem një sportelesh për të gjitha nevojat e qytetarëve.

Vendosja e gjithë sistemit të numrit 112 për raste emergjente është mbështetur nga Bashkimi Evropian me 2.3 milion euro, përfshi harduerin, softuerin si dhe mbështetjen profesionale. Shfrytëzues direkt është Qendra për Menaxhim me Kriza.

Të fundit