28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot mbahet parada e maturës në sheshin Maqedonia

Me pauzës dy vjeçare për shkak të pandemisë me kovid, sot saktë në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet “Parada e maturës”.

Në paradë do të marrin pjesë maturantë nga SHF “Rade Jovçevski Korçagin”, SHM “Pançe Arsovski”, SHM “Bllaqa Milladinovcki”, SHM “Georgi Dimitrov”, SHM “Dr. Pançe Karagjozov”, SHM “Vasil Antevski Dren”, SHM “Vllado Tasevski”, SHM “Dimitar Vllahov”, SHM “Orce Nikollov”, SHM “Lazar Tanev”, SHM “Sahip Jusuf”, SHM “Josip Broz Tito”, SHM “Koço Racin”, SHM “Marija Kiri Skllodovska”.

Organizator i “Parada e maturës” është Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup, në bashkëpunim me Klubin sportiv të vallëzimit “Ritam plus”. Mbështetës i manifestimit në Shkup është Qyteti i Shkupit.

Përveç maturantëve nga Shkupi, sivjet në “Parada e maturës” do të marrin pjesë edhe moshatarët e tyre nga tridhjetë qytete në Slloveni, Sllovaki, Hungari, Serbi, Mal i Zi.

Viteve të fundit pjesëmarrësit nga qindra qytete nga Maqedonia, Sllovenia, Italia, Kroacia, BeH-ja, Mali i Zi, Serbia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Ukraina, Hungaria dhe Austria në shtatë raste kanë shënuar rekorde në librin e Ginisit në vallëzimin – kuadril njëkohësisht të sinkronizuar. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në “Parada e maturës” viteve të fundit në të gjitha qytetet pjesëmarrëse e ka tejkaluar numrin prej 500.000 maturantë.

Të fundit